Flash News

Ditari i Maxhorancës

PD prezanton planin e hetimit të 25 prillit, brenda 1 muaji thirren për të dëshmuar zyrtarët më të lartë të shtetit

PD prezanton planin e hetimit të 25 prillit, brenda 1 muaji thirren

Partia Demokratike ka prezantuar planin e hetimit për zgjedhjet e 25 prillit. Plani i saj parashikon që brenda një muaji të thirren për të dëshmuar zyrtarët më të lartë të qeverisë, duke nisur nga  kryeministri Edi Rana dhe drejtuesit e një sërë institucionesh publike e drejtësie.

Komisioni Hetimor do të marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama dhe thuajse të gjithë ministrat, kreun e SPAK Arben Krajën, prokurorin e përgjithshëm Olsian Çelën, ish-drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliun dhe drejtuesin aktual Gledis Nanon si dhe një sërë drejtues të institucioneve shtetërore.

Partia Demokratike pretendon për shkelje si:

-Përdorimi i të dhënave personale i 910.000 qytetarëve shqiptarë (patronazhistët) për presion ndaj votuesve dhe asgjësimin e fshehtësisë së votës;

-Pagesa e 125 milionë eurove nga fondet publike përgjatë fushatës zgjedhore për shpërblimin e dëmeve për mijëra familje që u prekën nga tërmeti i vitit 2019;

-Dhënia e tenderave publikë dhe koncesioneve të mëdha, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe aktet nënligjore të KQZ-së;

-Shpenzimi i 120 milionë eurove nga bashkitë vendore për punë asfaltimi, fond i disbursuar nga qeveria në periudhë zgjedhore;

-Rritja e pagave të administratës publike me 63 milionë euro në periudhë zgjedhore për qëllime elektorale;

-Punësimi i përkohshëm i 13.000 punonjësve të rinj në administratën publike në periudhë zgjedhore për qëllime elektorale;

-Disbursimi i parakohshëm i fondit të ndihmës ekonomike prej 2.5 milionë euro dhe shtesa e paligjshme e 20.000 familjeve në programin e ndihmës ekonomike në periudhë zgjedhore për qëllime elektorale;

-Legalizimi i më shumë se 10.000 ndërtesave informale në shkëmbim të votës familjare, si dhe shfrytëzimi i këtij procesi nga agjencitë qeveritare në funksion të plotë të kandidatëve të Partisë Socialiste;

-Mbyllja e pajustifikuar dhe e parregullt e kufijve shtetërorë me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të mos lejuar numrin e lartë të votuesve të diasporës shqiptare dhe të minoritetit grek të vinin të votonin në Shqipëri.

PD thotë se dhe misioni i ODHIR-it konstatoi se Partia Socialiste përdori burimet administrative dhe bleu vota. Selia blu synon që përmes hetimit të çojë para përgjegjësisë personat që cënuan votën e qytetarëve.

Sipas PD, komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për çdo çështje që përfshihet në objektin e punës së tij. Pasi të përfundojë hetimin, plani parashikon që komisioni do të paraqesë në Kuvend raportin përfundimtar.

Detyrat e Komisionit Hetimor janë:

-Kontrolli i veprimeve dhe mosveprimeve të organeve publike të përfshira në mbledhjen, përpunimin dhe administrimin e të dhënave personale, përfshirë, por pa u kufizuar në, Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit, Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

-Kontrolli i veprimeve të organeve publike sa i përket dhënies së shpërblimeve, kompensimeve, bonuseve, përfshirë, por pa u kufizuar në, shpërblimet për dëmet e tërmetit të vitit 2019, dhënien/rritjen e ndihmës ekonomike, pensioneve, bonuset e qirasë, rimbursimet e fermerëve, tollonët e karburantëve;

-Kontrolli i veprimeve të organeve publike sa i përket fondeve të akorduara për kontratat publike (tendera, koncesione), punët publike (shtrime rrugësh, ndërtim dhe rindërtim veprash publike);

-Kontrolli i veprimeve të organeve publike sa i përket numrit të legalizimeve të ndërtimeve informale dhe lejeve të ndërtimit, përfshirë, por pa u kufizuar në, veprimtarinë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, kryetarëve të Bashkive dhe Këshillit Kombëtar të Territorit;

-Kontrolli i veprimeve  të organeve publike sa i përket numrit të punësuarve në administratën publike, pagat, shpërblimet dhe bonuset, me qëllim tjetërsimin e vullnetit të tyre në zgjedhjet e 25 Prillit.

PD prezanton planin e hetimit të 25 prillit, brenda 1 muaji thirren

PD prezanton planin e hetimit të 25 prillit, brenda 1 muaji thirren

Të fundit