Flash News

Ditari i Maxhorancës

PD reagon pasi votoi pro zgjatjes së vettingut: Non grata të shpallur e të pashpallur janë vetëm burracakë

PD reagon pasi votoi pro zgjatjes së vettingut: Non grata të shpallur

Vjen reagimi i Partisë Demokratike pasi bashkoi votat me PS duke votuar pro zgjatjes së afateve të organeve të vettingut.

Sipas PD, personat ‘non grata’, duke nënkuptuar ish kryeministrin Sali Berisha i cili bashkë me mbështetësit e tij votuan kundër, janë burracakë dhe pengje të korrupsionit të tyre.

Non grata të shpallura dhe të pashpallura kanë dështuar të marrin peng PD-në dhe ta kthejnë atë në mburojë të interesave personale. Ata janë në hall e halli sa vjen e bëhet më i madh, prandaj çdo ditë lëshojnë mashtrime ordinere.  Ata janë burracakë se  nuk patën as guximin të votojnë sot kundër edhe pse e deklaruan me të madhe, por ikën ashtu siç janë munduar të fshihen pas çdo vendimi që i ka kushtuar shumë këtij vendi.

Ata janë pengje të korrupsionit të tyre, shantazhojnë njëri-tjetrin, kapen pas njëri-tjetrit me shpresën se mund ta shtyjnë edhe pak.

Koha e non gratave të shpallura e të pa shpallura ka mbaruar. Korrupsionin e tyre nuk e mbulojnë dot pas akuzave ordinere.

Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën”, thuhet në reagimin e PD.

Të fundit