Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pedagogët në ditën e dytë të bojkotit, ministrja vazhdon me premtimet: Do rrisim pagën në 40%

Pedagogët në ditën e dytë të bojkotit, ministrja

Pedagogët hynë sot në ditën e dytë të bojkotit të mësimit, ndërsa vijojnë të presin një reagim nga qeveria për të plotësuar kërkesat e tyre, ndër të cilat kryesorja është rritja e pagave.

Megjithatë kryeministri Rama tha me vendosmëri se nuk do të ketë një rritje page për pedagogët. Ai e quan të mjaftueshme një rritje prej 15% që qeveria miratoi.

Nga Komisioni i Edukimit, ministrja e Arsimit Evis Kushi premtoi se brenda mandatit të ri qeveria do të rrisë me 40% pagat. Kushi pranoi atë që pedagogët e kanë bërtitur në protestë, se meritojnë më shumë për një arsim cilësor.

“Mësuesit meritojnë më shumë, i rritëm pagat mandatin e kaluar pavarësisht tërmetit e pandemisë. Janë rritur 32%. Mandatin e ri jemi angazhuar për 40% rritje, vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje, deri në fund të mandatit minimumi i rritjes do jetë 40%. E përsëris, mësuesit meritojnë më shumë. Për të vlerësuar cilësinë në arsim duhet të bëjmë ende vëzhgime, megjithëse ka  shumë për të përmirësuar. Kurrikula jonë është e përshtatur, kur shkojnë jashtë nxënësit tanë dalin shumë mirë”, deklaroi Kushi.

Pavarësisht premtimeve qeveritare, pedagogët janë shprehur të vendosur se nuk do të tërhiqen nga bojkoti dhe protesta derisa të ketë një vendim për rritjen me 30-40% për pagën e tyre. Ata kërkojnë që Shqipëria të ketë një arsim cilësor dhe të vlerësuar.

Të fundit