Flash News

Ditari i Maxhorancës

Peleshi nga Kukësi: Gatishmëria është e lartë, sot pritet të vendoset në kontroll zjarri në malin e Rrunës

Peleshi nga Kukësi: Gatishmëria është e lartë, sot

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dhënë një deklaratë për mediat mbi situatën e zjarreve nga Thirra, Kukës. Ai tha se flakët afër tunelit të Kalimashit janë vënë nën kontroll, por vijojnë të jenë aktive në malin e Rrunës.

Peleshi shprehu bindjen se vatra mund të shuhet brenda ditës së sotme, teksa shtoi se ndërhyrja nga ajri ka nisur që prej mëngjesit.

"Gatishmëria është e lartë, kjo bëri që të shmangej rreziku. Sot situata është më e qetë, flakët janë larg tunelit. Ka shumë trupa, po punohet dhe nga toka. Vazhdon prej disa ditësh në majën e Rrunës, kemi marrë dhe një kontribut shtesë nga Kosova. Janë 66 trupa dhe 11 zjarrfikës. Besoj sot vendosim në kontroll të plotë zjarrin në majën e Rrunës", u shpreh Peleshi.

I pyetur nga gazetarët se a duhej ndërhyrë me herë në mënyrë që mos krijohej kjo situatë, ai tha: Situata është shumë dinamike, shto këtu edhe dorën kriminale. Nuk mund të vihet bast se kush ka qenë ndërhyrja më e mirë. Ne nuk jemi perfekt. Ne bëjmë maksimumin.

Të fundit