Flash News

Ditari i Maxhorancës

Peleshi për zjarret: Përkeqësohet situata në veri, flakët po shkojnë në drejtim të fshatit Katund i Ri; vatrat problematike

Peleshi për zjarret: Përkeqësohet situata në veri,

Situata e zjarreve është problematike në veri të vendit. Kështu bëri me dije ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili tha se era ka përhapur flakët në fshatin Flet në Fushë-Arrëz dhe në Patalej në Lezhë, ku zjarri po shkon në drejtim të fshatit Katund i Ri në Rubik.

Situata është përkeqësuar edhe në Thirrë të Mirditës dhe në Majën e Rrunës, Laku i Mollave e Laku i Thive në Kukës. Me ritëm të shtuar është edhe zjarri në fshatin Kaçni në Selishtë të Dibrës.

Peleshi thotë se nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ai ka falenderuar ekipet holandeze dhe çeke që po vazhdojnë ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e plotë të zjarreve.

Gjithashtu ka shprehur mirënjohje edhe për asistencën e ekipit të ekspertëve nga Byroja për Ndihmë Humanitare e USAID e SHBA.

Të fundit