Flash News

Ditari i Maxhorancës

Peleshi reagon për situatën e krijuar nga zjarret në vend: Janë vënë nën kontroll, sfidë mbetet vetëm Karaburuni

Peleshi reagon për situatën e krijuar nga zjarret në vend:

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për situatën e krijuar në vend nga zjarret. Ai bën me dije se gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll ose neutralizuar të gjitha vatrat e zjarrit.

Peleshi thotë se situata mbetet serioze në Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Forcave të Armatosura. Në Karaburon flakët vijojnë të jenë aktive prej disa ditësh.

Ministri ka falenderuar efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për sakrificën e treguar në këto ditë të nxehta dhe për punën e vështirë.

 

Të fundit