Flash News

Ditari i Maxhorancës

Peleshi: Shqipëria ka dërguar pranë KFOR 1 një togë prej 30 efektivësh

Peleshi: Shqipëria ka dërguar pranë KFOR 1 një togë

 Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se Shqipëria ka angazhuar duke dërguar pranë KFOR-it, një togë prej 30 efektivësh, ndërsa NATO ka rritur prezencën e saj në kufijtë lindorë pas luftës ruse në Ukrainë.

Në një konferencë pas samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s për Ukrainën, Peleshi tha se vendi ynë ka në dispozicion dhe një togë tjetër për t’u alokuar në kufijtë lindorë të Aleancës.

“Kemi forcën tonë të armatosur, e kombinuar me kapacitetet e NATO, kemi detyra operacionale nga NATO, kemi një grup batalion kapacitet i NATO në raste operacione.

NATO sulmon duke shkurajuar. Pjesëmarrja në stërvitje tregon muskujt e aleancës sonë dhe jemi fatlum që jemi pjesë e saj. Në këtë situatë NATO ka rritur prezencën e saj në kufijtë lindor të saj dhe kemi marrë angazhimet tona , kemi dërguar pranë KFOR 1 një togë prej 30 efektivësh dhe kemi në dispozicion një togë tjetër në kufijtë lindor të aleancës”, tha Peleshi.  

 

Të fundit