Flash News

Ditari i Maxhorancës

Peleshi: Të mos merremi me çmimin e naftës, nuk është faji i PS

Peleshi: Të mos merremi me çmimin e naftës, nuk është

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u kërkoi deputetëve të opozitës në Kuvend që të mos përfitojnë kredo politike nga rritja e çmimeve, pasi sipas tij ato nuk i cakton Partia Socialiste. Sipas tij, çmimet e karburanteve i përcakton tregu ndërkombëtar.

“Sot duhet të bashkohemi dhe të lëmë mënjanë axhendat politike dhe të mos përfitojmë mbi rritjen e çmimeve, se nuk është faji i Partisë Socialiste është faji i një situate botërore, mos të merremi me çmimin e naftës, të mos marrim vota nga pakënaqësia legjitime e popullit në një situatë aspak të favorshme jo për Shqipërinë por dhe për vende më të zhvilluara se ne”, tha Peleshi.

Të fundit