Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Për 3 muaj s’kanë marrë gjë”, paketa anti-krizë ‘përplas’ Braçen me Ibrahimajn

“Për 3 muaj s’kanë marrë gjë”, paketa

Shqyrtimi i paketës anti-krizë në Komisionin e Konomisë dhe Financës ka sjellë debate mes socialistëve.

Deputeti Erion Braçe i ka kërkuar ministres së Financës dhe Ekonomisë, një datë se kur nis shpërndarja e paketës anti-krizë për të cilën Ibrahimaj tha sedo të akordohet një fond prej 6.1 miliardë lekësh.

Braçe tha se tre muajt e verës ikën pa asnjë lloj ndihme për shtresat në nevojë. Njëherazi, deputeti kërkoi të dinte nga ministrja shumën që do të marrin qytetarët.

“Kjo zgjatja kur fillon. Sepse qershori, korriku, gushti iku dhe bëhet fjalë për shtresat më vulnerabil të shoqërisë. Të cilët janë goditu më fortë nga të gjithë të tjerët nga rritja e çmimeve, që këtë muaj vijojnë të mbeten të larta. Sa kohë që tre muaj s’kanë marrë asgjë, tani që ngelen edhe katër muaj nga ky vit, kur do të fillojë zgjatja, kur do e marrin këta njerëz atë mbështetje buxhetore. Dhe e dyta çfarë do marrin, do të jetë e njëjta paketë, në sasi apo e njëjta”, tha Braçe.

Nga ana tjetër Ibrahimaj u shpreh se paketa e re pritet të prezantohet në ditët në vijim, por nuk dha detaje nga mënyra se si do të shpërndahet, shuma apo për sa qytetarë, gjë për të cilën kërkoi informacion edhe Braçe.

Të fundit