Flash News

Ditari i Maxhorancës

Për inceneratorët apo McGonigal? Gjiknuri del pas 6 orësh nga SPAK: Dhashë shpjegime, është sekret hetimor

Për inceneratorët apo McGonigal? Gjiknuri del pas 6 orësh nga

Ish ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri ka dalë pas gjashtë orësh nga ambientet e SPAK.

I pyetur nga gazetarët, Gjiknuri nuk ka dhënë detaje mbi seancën e pyetjeve në SPAK, por ka deklaruar se ka dhënë shpjegime për ngjarje që ka mësuar gjatë ushtrimit të detyrës.

Është gjeja më normale të vish të japësh shpjegime për ngjarje që ke mësuar gjatë ushtrimit të detyrës”, tha ish ministri.

Gjiknuri u pyet nëse këto shpjegime i ka dhënë për inceneratorët apo çështjen ‘McGonigal’, por u përgjigj se është sekret hetimor.

Është sekret hetimor, mund të jetë edhe por çështje të tjera”, tha ai.

Të fundit