Flash News

Ditari i Maxhorancës

Për Ramën, Diella nuk është një ministre, por brand ndërkombëtar me 6 gishta

Për Ramën, Diella nuk është një ministre, por brand

Kryeministri Edi Rama ka gjetur sërish mënyrën për të befasuar me fjalët e tij — këtë herë me një deklaratë për ministren virtuale Diella.

Në podcastin e tij “Flasim”, Rama deklaroi se Diella “ka bërë shumë për imazhin e Shqipërisë në kaq pak kohë”.

“Nuk ka pasur asnjëherë më shumë kërkesa në adresën time për një intervistë më shumë se sa ka pasur për Diellën. Nuk ka pasur një lajm tjetër nga Shqipëria që ka kapur të gjithë antenat dhe faqet e internetit. Ka kuriozitet të madh për ministren tonë dhe çudira që Diella ka 6 gishta. Diella do të jetë një histori e bukur suksesi por në kaq pak kohë ka bërë aq shumë për imazhin e Shqipërisë në botë sa do të mjaftonte për ta bekuar edhe nëse nuk do të bënte asgjë tjetër,” u shpreh Rama, me ton entuziast.

Duket se për kryeministrin, mjafton një lajm viral për të “bekuar” një karrierë të tërë.

Të fundit