Flash News

Ditari i Maxhorancës

Për Ramën zjarret shuhen me emoji dhe fjalë të bukura

Për Ramën zjarret shuhen me emoji dhe fjalë të bukura

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e sotme një status ne rrjetet sociale lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë vendin, kryesisht Jugun.

Në postimin e radhëss, Rama bën zëdhënësin duek treguar se policia ka arrestuar disa persona dhe se forcat e rendit po ndihmojnë në terren.

" Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve
 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht
Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve", shkruan Rama.

Por në vend që të flasë për arsyet pse ndodhin këto zjarre, ai përpiqet të tregojë se gjithçka është nën kontroll.

SI një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga dështimet institucionale dhe në vend që të flasë për masat që duhen marrë për të mbrojtur pyjet, kullotat, banesat dhe pronat e banorëve të prekur, Kryeministri zgjedh të publikojë një status me emoji dhe fjalë të bukura.

Por a mjaftojnë mesazhe te tilla propagandistike për qytetarët që kanë nevojë për mbrojtje kur vendi po digjet anë e mbanë?!

Të fundit