Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përfundon mbikalimi i rrugës së aeroportit të Kukësit, Rama: Gati për flukset e fluturimeve

Përfundon mbikalimi i rrugës së aeroportit të Kukësit,

Ka përfunduar mbikalimi i rrugës së aeroportit të Kukësit. Ky lajm është bërë me dije nga kryeministri Rama, i cili ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook që jep pamjet me dron. Kryeministri shprehet se tashmë është çdo gjë gati për flukset që, sipas tij, do të sjellë së shpejti “programi i fluturimeve të kontraktuara.”

Kujtojmë se të premten kompania WizzAir ka ulur pas disa testimeve avionët e saj në aeroportin e Kukësit. Katër destinacionet e para do të jenë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.

"MIRËMËNGJES ????
dhe me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë????"- shkruan Rama.

Të fundit