Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Kam një shqetësim", Rama: Me Vlorën nuk më ka lidhur dhe as më ndan mandati i deputetit; njofton ndryshime në strukturat e policisë

"Kam një shqetësim", Rama: Me Vlorën nuk më ka
Kryeministri Edi Rama

Ka përfunduar mbledhja mes kryeministrit Edi Rama dhe strukturave të PS në Vlorë. Në një prononcim për mediat, Rama shprehu shqetësimin e punës së pamjaftueshme të bashkive për çështjen e turizmit.

"Sa i përket administrimit të vogël unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar, jo vetëm për Vlorën por me bashkitë që kanë detyrime ekstra që lidhen me industrinë e turizmit", tha Rama.

Ky i fundit tha se pavarëisht se zgjodhi të jetë deputet në Durrës, do vijojë t'i mbajë të ngushta lidhjet me Vlorën. Rama tha se me Vlorën nuk e lidh dhe as e ndan mandati i deputetit. Ai shtoi se zgjodhi Durrësin për t'i kushtuar më shumë vëmëndje

"Një takim i detyruar si rezultat i mbarimit të një beteje të rëndësishme që e ne e fituam këtu në qarkun e Vlorës duke e arritur objektivin. Por, edhe si nevojë për t’u thënë të gjithëve që unë vërtet kam zgjedhur formalisht që të jem deputet i Durrësit, edhe për ti kushtuar Durrësit një vëmendje të veçantë me praninë si deputet, por unë do të vazhdoj të jem në Vlorë siç kam qenë, pa asnjë lloj ndryshimi, madje për të bërë edhe më shumë. Sepse me Vlorën nuk më ka lidhur mandati i deputetit dhe nuk më ndan ndarja e mandatit ", deklaroi kryeministri.

I pyetur për ngjarjen e rëndë në Velipojë, ku mbetën të vrarë katër persona, Ram nuk dha një koment të drejtëpërdrejtë, por tha se ka thirrur në Vlorë në një mbledhje urgjente ministrin e Brendshëm Blendi Çuçi dhe drejtueit e Policisë së Shtetit. Kjo për të përshpejtuar ndryshimet në strukturat e policisë, të cilat priteshin në fund të verës.

“Kam thirrur ministrin e Brendshëm dhe drejtues të policisë për të mos humbur kohë për të lançuar sa më shpejt një fazë të re të ristrukturimit që është përgatitur por që për arsye të mirëkuptueshme është momenti që të përshpejtohet për disa javë dhe të mos presim fundin e verës", u shpreh kreu i qeverisë për gazetarët.

Të fundit