Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përgjimet e antimafias italiane, Rama sulmon opozitën dhe median: Kanë prirjen për t’ia bërë nënën këtij vendi

Përgjimet e antimafias italiane, Rama sulmon opozitën dhe median:
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar përgjimet e dala nga antimafia italiane, ku ka ashpërsuar tonet ndaj pyetjeve të gazetarëve lidhur me këtë çështje.

Kryeministri nuk i ka evituar sulmet ndaj medias dhe opozitës.

Ai tha se drejtësia ka folur qartë, duke cituar konkluzionet e Prokurorisë Italiane, ku  tha se ky është “një turp që i mishëron më së miri ata që kanë prirjen për tia bërë nënën këtij vendi”.

“Do të zhgënjej sepse sdo të them për këtë do të flasë drejtësia, pasi në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkulzion grupi hetimor italian, dhe po lexoj konkluzionin për tu thënë pse është turp për ju që duhet të informoni publikun dhe ushqeni tymnajën.

Citoj Prokurorinë pas më shumë se 1 viti udhëtimesh dhe bisedime me njëri tjetrin për investime që do bëhen në shqiperi ato dështuan totalisht dhe i vetmi investim i bërë është një dyqan për shitjen e errovbave të punës për të cilin ka pasur komnflikt mes ortakteve.

Kjo është citim nga konkluzionet e Prokurorisë Italiane dhe marrja e këtij llumi dhe servirja e këtij llumi si ushqim për shqiptarët netëve të gjata të mejhaneve televizive dhe kërkesës për klikim dhe spektakël është një turp. Një turp që i mishëron më së miri ata që e ushqejnë këtë lloj qasjeje, që janë të njëjtët dhe që prirjen për t’ia bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet”, tha Rama.

Të fundit