Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Përgjimet e Ndragheta-s, Spiropali: Inkurajoj prokurorinë të hetojë, por nuk ka prova
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se inkurajon prokurorinë që të hetojë lidhur me përgjimet e Ndraghetës, në të cilat nxjerrin në pah lidhjet e mafias kalabreze me politikën në Tiranë.
E ftuar në Syri tv, thotë se të dhënat e e publikuara si prova janë ‘një zero me xhufkë’.
“Kjo është përballje me asgjë. Janë fjalë të instrumentalizuara, ju nuk duroni t’i analizoni, le më të prisni gjykatën dhe prokurorinë për të ndarë fjalët nga faktet.
Në të gjithë atë dosje, edhe pse nuk jam prokurore, por ato që ju keni nxjerrë si xhevahirë, perla dhe prova të pakundërshtueshme, aty është një zero me xhufkë. Një banalitet i dy delirantëve që komunikojnë me njëri-tjetrin për ëndrrat që kanë mbi lidhjen që duan të kenë në Shqipëri.
Mjafton të shohim produktin. Ne nuk mund të gjykojmë as mbi dëshirat dhe as mbi ëndrrat dhe vetëm mbi faktet. Lidhja e tyre nuk ka prodhuar asgjë në Tiranë.
Ata këtu në Shqipëri kanë një dyqan rrobash dhe nuk kanë ndërtuar asgjë. Vetëm mafia e prodhuar në Babale mund të prodhojë një gjë të tillë. Ne inkurajojmë prokurorinë që të hetojë nga fillimi deri në fund,” tha Spiropali, ndërkohë që moderatori Peka tha se ky është paradoks, pasi ajo foli si prokurore kur tha se nuk ka prova dhe fakte.