Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përgjimet e Ndrangheta-s, Balla: Organizata mafioze nuk ka depërtuar në Shqipëri

Përgjimet e Ndrangheta-s, Balla: Organizata mafioze nuk ka depërtuar

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla deklaron se organizata mafioze e Ndrangheta-s nuk rezulton të ketë depërtuar në Shqipëri.

Teksa ka komentuar në emisionin “Real Story” përgjimet e anti-mafies italiane të publikuara këto ditë në mediat shqiptare, Balla thotë se aty nuk përmendet asnjë emër politikani.

Nuk kam lexuar 2000 faqet e materialit. Prokurori italian ka arritur në konkluzionin se organizata mafioze nuk ka depërtuar në Shqipëri. Nuk përmendet asnjë emër në përgjime, që të jetë funksionar i lartë shtetëror i PS-së.

Nuk bëj dot asnjë aludim. Duket si filmi Oktapodi, janë pushuar hetimet që organizata kriminale të ketë investuar qoftë 1 dollar. Basha vazhdon të bëjë rolin e të mbyturit, që kërkon të kapet pas gjethes. Drejtësia të bëjë punën e vet”, tha Balla.

Të fundit