Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përkujtimi i Holokaustit, Rama: Shqipëria, strehë e sigurt për hebrenjtë dhe dera e parë që u hap për afganët

Përkujtimi i Holokaustit, Rama: Shqipëria, strehë e sigurt

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar mbi Përkujtimin e Holokaustit dhe Luftën kundër Antisemitizmit. Në fjalën e tij gjatë këtij aktiviteti, Rama ka thënë se Shqipëria u kthye në një strehë të sigurt për hebrenjtë. Ai ëshët ndalur të tradita e shqiptarit, mikëpritja, teksa ka theksuar se miku është shtegtari.

"Do të merrte gjatë po të tregoja sesi ndodhi dhe arsyet për këtë, por në themel qëndron ligji ynë zakonor, kodi i nderit i shqiptarëve, Kushtetuta jonë e parë, nëse mund ta them kështu, që nga mesjeta. E gjitha nis me një paragraf që thotë se ‘shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut’.

Përkthimi fjalë për fjalë nuk është “e mikut” në kuptimin e njerëzve që fton, po e shtegtarit që, në kërkim të strehës, mund të të trokasë në derë. Pason një shpjegim të tërë për trokitjen në derë, detyrimin për ta hapur dhe ndëshkimi më i ashpër i ligjit zakonor është për ata që nuk e respektojnë këtë paragraf. Forma më e rëndë e çnderimit është të tradhtosh mikun", u shpreh Rama.

Ky i fundit u ndal dhe tek afganët, duke thënë se vendi ynë u hapi derën 4 mijëve refugjatëve. Rama përsëriti se Shqipëria bëri të njëjtin veprim si vendet e tjera, ku shqiptarët emigruan pas viteve '90.

"Ne ishim vendi i parë që u hapi dyert afganëve dhe pranoi të strehonte 4000 afganë, e meqë ra fjala, kundërshtia në vendin tonë ishte e papërfillshme, pasi shqiptarëve u vjen natyrshëm t’i gjenden atij që është në nevojë, ashtu siç ishim ne tridhjetë vjet më parë, kur iknim nga regjimi brutal dhe gjetëm dyer që na u hapën kur kishim nevojë", deklaroi kryeministri.

I pyetur se cila është gjëja më e rëndësishme në luftën ndaj  antisemitizmit, Rama tha: Të luftosh antisemitizmin nuk lidhet vetëm me luftën kundër kësaj murtaje përmes fakteve të Holokaustit, por me luftën kundër gjithçkaje raciste, fondamentaliste, përjashtuese për të tjera qenie njerëzore.

Të fundit