Flash News

Ditari i Maxhorancës

‘Perla’ e Ballës: Faleminderit qytetarëve që dëgjuan Ballukun dhe lanë rrobat me 30 gradë

‘Perla’ e Ballës: Faleminderit qytetarëve që

Kreu i Partisë Socialiste Taulant Balla ka bërë një falenderim ‘special’ nga Kuvendi.  

Teksa fliste për energjinë elektrike, Balla teksa tentoi të ironizonte opozitën, falenderoi të gjithë qytetarët që dëgjuan thirrjet e zv.kryeministres Belinda Balluku dhe kursyen, duke larë rrobat me 30 gradë.  

“Duke falënderuar 1 mijë herë çdo qytetar që thirrjet e koleges Balluku për të kursyer i kanë vënë në zbatim- ju qeshnit, po mo po – për të larë rrobat me 30 gradë. Ju qeshni, se ju për të qeshur jeni. Luli qeshte më bukur, por na ka marrë malli, ai nuk vjen më”, u shpreh Balla. 

Sipas socialistit, qytetarët janë bindur ndaj rregullave të kursimit që prezanton vazhdimisht Balluku (siç është hapja e frigoriferit sa më rrallë, heqja e karikuesit nga priza e shumë të tjera), dhe kanë kursyer. 

Fasha 800 kËh u anulua edhe për muajin nëntor. Ishte kryeministri Edi Rama ai që deklaroi se do të jenë në pritje për të parë ndonjë mundësi tjetër, në mënyrë që të shmanget vendosja e fashës.  

Të fundit