Flash News

Ditari i Maxhorancës

'Perla' e ministres Kumbaro: Ne jemi kalimtarë, Edi Rama jo

'Perla' e ministres Kumbaro: Ne jemi kalimtarë, Edi Rama jo

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka theksuar se qëndrimi i saj i gjatë në qeveri lidhet me rezultatet e vlerësuara përmes votës dhe analizave të brendshme të maxhorancës. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ajo u shpreh se suksesi nuk është individual, por i gjithë skuadrës qeverisëse.

Kumbaro nënvizoi se asnjë ministër nuk është në detyrë për meritë personale, por si pjesë e një strukture të përbashkët, ku rolet dhe përgjegjësitë ndryshojnë në varësi të nevojave. Sipas saj, thelbi qëndron te vazhdimësia e maxhorancës dhe lidershipi, ndërsa bashkëpunimi brenda skuadrës mbetet kyç në funksionimin e qeverisë.

Mirela Kumbaro: Rezultatet janë ato që maten dhe vlerësohen çdo 4 vjet, qoftë nëpërmjet votës, qoftë përmes vlerësimit dhe analizave që bëjmë si skuadër e maxhorancës.

Asnjë ministër nuk është aty sepse është vetë, por sepse jemi pjesë e një skuadre. Si në çdo skuadër rolet ndërrohen, lëvizin me detyra të caktuara, që nga deputeti, drejtuesi politik, që nga ministri apo pjesëmarrja në komisione parlamentare.

Është pjesë e një skuadre, pjesë e një filozofie. Nuk është ministri që qëndron, por maxhoranca dhe lidershipi i Edi Ramës. Ne jemi pjesë e një skuadre dhe bashkëpunojmë në role dhe detyra të caktuara.

Të fundit