Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përmbytjet në Vlorë, kryebashkiaku: Ka ende prezencë ujit, 55 persona të evakuuar

Përmbytjet në Vlorë, kryebashkiaku: Ka ende prezencë ujit,

Kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha ka treguar situatën aktuale pas përmbytjeve nga reshjet intesive të shiut që e përfshinë dje.

Në MCN, ai tha se ka ende prezencë uji në disa zona të Vlorës.

Ai bëri me dije se në total janë evakuuar 55 persona, që janë pajisur me veshmbathje dhe ushqim. Kryebashkiaku pranon nevojën për përmirësim në infrastrukturën e kanalizimeve, por thekson se prurja e reshjeve ka qenë e lartë dhe ndikimi në qytet ishte i pashmangshëm.

“Situata është duke u përmirësuar, ka ende zona që janë në prezencë të ujit. Është lagjja “Kushtrimi”, një pjesë e saj është nën ujë, kemi çuar disa mjete për të tërhequr ujin, po ashtu është zona te Albano dhe Romina, dhe zona te Kisha Ortodokse. Kemi marrë goxha mbështetje nga institucionet, AKUM-i, ministria e Mbrojtjes, që na ka sjellë mjete për të na ardhur në ndihmë, makina auto-pompa dhe sonda.

Problematike mbetet zona e garazheve, apo parkimeve të ndërtesave, patjetër është prioritet, por fillimisht të lirohet territori nga uji dhe pastaj kalojmë te garazhet. Kemi evakuuar gati 55 persona, që i kemi vendosur te konviktet e Shkollës Industriale dhe Mjekësore. I kemi pajisur me veshmbathje dhe ushqim. Janë 62 ndërsa me prezencë uji. Kemi mbledhur Këshillin e Emergjencave ku ka qenë i pranishëm edhe ministri Pirro Vëngu.

Infrastruktura në kanalizime patjetër ka nevojë për përmirësim por gjithë ajo prurje reshjesh që ka ardhur ditën e djeshme, që ka qenë 180 mm për dy orë e gjysmë, patjetër që do kishte këtë lloj impakti në qytet. Gjithë përmbytja ka ardhur nga kanali i ujërave të larta, patjetër që aty ka edhe ndërtime pa leje. Ishte mbi kapacitetin marrës të kanalit, që bëri që uji të vërshojë drejt qytetit”.

Të fundit