Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përmbytjet në Vlorë, Rama ‘lan duart’ dhe iu kthehet kryebashkiakëve: Neglizhoni reagimin

Përmbytjet në Vlorë, Rama ‘lan duart’ dhe iu kthehet

Disa ditë pasi Vlora u kthye në një katastrofë të përmbytur, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryetarët e bashkive të cilët i ka kritikuar për reagimin që kanë ndaj përmbytjeve apo zjarreve.

Ndër të tjera, Rama ia hodhi fajin reshjeve kur tha se formacioni i tyre ka ndryshuar dhe se asnjë strukturë ekselente, si ajo e Vlorës, nuk do t’i bënte ballë goditjes së parë.

“Është fakt që gjatë verës do përballemi me zjarre dhe gjatë vjeshtës me përmbytje. E pamë çfarë ndodhi në Austri dhe kur u përmbyt Vlora. E pamë çfarë ndodhi në Bosnje. Ka një shpjegim të thjeshtë përtej analizave, se ka ndryshuar formacioni i reshjeve.

Ajo që ne nuk mund ta neglizhojmë është dobësia që shfaqet në reagimin tonë në nivelin vendor qoftë për zjarret, qoftë për përmbytjet dhe duke e marrë te përmbytjet është e domosdoshme që të ketë një fokus të veçantë tek organizimi i strukturës, tek trajnimi, aftësimi dhe stërvitja e gjithë strukturës që duhet të jetë aty gati për të dalë në terren në momentin e parë të reagimit sepse kur është faza e parë e goditjes nuk ka çfarë bën askush”, deklaroi Rama.

Të fundit