Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përmbytjet, Peleshi: Shkodra e Lezha qarqet më të rrezikuara, janë evakuuar mbi 100 persona   

Përmbytjet, Peleshi: Shkodra e Lezha qarqet më të rrezikuara,
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka raportuar gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror i Emergjencave Civile situatën e deritanishme të krijura nga moti i keq me reshje intensive shiu.

Sipas Peleshit, qarqet më të rrezikuara janë Shkodra dhe Lezha, ndërsa deri tani janë evakuuar rreth 100 persona.

Jemi prezentë në qarqet e rrezikuara, në Shkodër e Lezhë kemi kryer operacione për evakuimin e qytetarëve. Për këto prurje të lumenjve dhe këtë nivel fakti që në këto vite kemi punuar në pastrimin e kanaleve kulluese na ka sjellë në këtë situatë ku nuk kemi një situatë tragjike. Nuk kemi familje të rrezikuara nga uji, kjo është rezultat i punës së përbashkët.

Në Shkodër, kemi një rritje të nivele në Drin, Bunë e Kir, 2270 ha të përmbytura, fshati Obot, si gjithmonë është rrethuar nga uji, në dispozicion është Ushtria, rreth 100 persona janë transportuar, hidrocentrale prurjet 10 herë më të mëdha. Me këtë ritëm, por rreth 2-3 nëse nuk do kemi reshje intensive hidrocentrale mund të përmbahen në shkarkimet e tyre.

Lezhë janë 2500 ha të përmbytura, 2 familje të evakuuara, niveli i ujit është shumë i lartë në Drin e Gjadër.

Vlorë ka vetëm një shembje rrugë në Borsh Piqeras, situata nuk është kritike, niveli ujit te Ura e Mifolit është 6.2 m.

Në Fier kuota në Vjosë është 5.4 nga 6.5 që është kuota e alarmit, argjinaturat janë pa probleme. Në Fushë- Krujë ka një rritje të nivelit të lumit Zeze, tre lagje të bllokuara, në Thumanë situata në kontroll, ka disa fshatrat që ka pasur përmbytje në oborre.

Në Sukth janë evakuuar 10 qytetarë. Në Gjirokastër situatë emergjence, janë marrë masa dhe është bërë ndërhyrja në ato zona ku ka pasur probleme", tha Peleshi.

Të fundit