Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përmbytjet/ Rama: Sfidën e menaxhimit e kemi fituar, në të shkuarën situata ishte kaotike

Përmbytjet/ Rama: Sfidën e menaxhimit e kemi fituar, në të
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama foli për situatën e përmbytjeve në vend. Ai tha se në të shkuarën më pak reshje kanë shkaktuar situata më kaotike se kjo që ndodhi këtë herë në Shqipëri.

Kryeministri tha se situata e shkaktuar nga reshjet e dendura është menaxhuar ashtu siç duhej, ndërsa shtoi se ndërtimi kaskada e Drinit nuk do të sjellë më probleme pas ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës.

Në konferencën e përbashkët me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi me ministren e Bujqësisë Mila Ekonomi, Rama pretendoi se situata e përmbytjeve ishte mirëmenaxhuar nga qeveria e tij.

“Nuk bën lajm çfarë nuk ndodh, qeveritë vlerësohen jo vetëm për aë që bëjnë, por dhe atë që nuk lejojnë të ndodhë. Bazuar në sasinë e reshjeve me të cilat në jemi përballur këtë herë dhe në shifra krahësimore të sasive të reshjeve në momentet shumë kritike të së shkuarës, ku reshje më të paktë kanë sjellë situatë katastrofike.

Situata ka qenë kritike nga liqeni i Shkodrës deri në Vjosë. Përballimi ka qenë për tu qetësuar. Është e pakrahasueshme situata e përmbytjeve e atyre momenteve ku pa patur reshje në të shkruarën me sot. Shifrat dhe faktet janë të pakrahasueshme. Kjo lidhet me punën e bërë.

Çështja e Kaskadës së Drinit lidhet me mungesën e Skavicës. Deri sa të jetë balancuesi i kaskadës, sfida kryesore është ajo e menaxhimit dhe ne e kemi fituar. Ne e kemi fituar këtë herë këtë sfidë fal ëvëmëndjes së kushtuar dhe aftësisë profesionale”, deklaroi Rama.

Të fundit