Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përmes replikave me komentuesit në Facebook, Rama jep lajmin se patentat shqiptare do të njihen në një tjetër shtet

Përmes replikave me komentuesit në Facebook, Rama jep lajmin se

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se procesi i njohjes së patentave shqiptare në Gjermani është drejt fazës së fundit, ku pritet miratimi. Ky lajm u dha përmes një replike që kryeministri i bëri komentuesve në Facebook.

Një prej qytetarëve ngrinte si shqetësim mungesën e shërbimeve dhe korrupsionin në Drejtorinë e Transporteve, ndërsa Rama e mohoi, duke i thënë se nuk mund të ndodhin raste të tilla pasi shërbimet bëhen përmes sistemit dixhital.

Ai shtoi se kjo provohet me vendimin që pritet të marrë së shpejti Gjermania, ndërsa shtoi se dikur njohja e patentave shqiptarë në vendet e huaja, as nuk mund të mendohej.

Më herët ishte Italia që njohu patentat shqiptare, ndërsa sipas kryeministrit, ky vendim pritet të marrë formë zyrtare dhe në Gjermani.

Përmes replikave me komentuesit në Facebook, Rama jep lajmin se

 

Të fundit