Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përplasje brenda PS/ Sara Mile akuzon Ballën dhe Maznikun për dështime: Elbasani i përgjumur nga drejtuesit

Përplasje brenda PS/ Sara Mile akuzon Ballën dhe Maznikun për

Vazhdon lufta brenda llojit në Partinë Socialiste. Kësaj here ka qenë deputetja e re, Sara Mile, e cila ka kritika të forta për përfaqësuesit e qytetit të saj, Elbasanit ndër vite në Parlamentin e Shqipërisë.

Në një intervistë për “Radio Tirana” ditën e sotme, Mile u shpreh se “investimet në qarqe duan një lobim pozitiv në qeveri. Por, konstatoj se, prej shumë vitesh, përfaqësuesit e Elbasanit në Parlament nuk kanë bërë sa duhet për të thithur investime të rëndësishme, që të rikthejnë shpresën tek të rinjtë. Ata kanë qenë të përgjumur”.

E ulur për herë të parë në sallën e Parlamentit, Mile u shpreh se “ka një garë mes qarqeve, për të prezantuar projekte e për të siguruar sa më shumë fonde për zonat e tyre. Elbasani ka qenë i përgjumur në këtë drejtim”.

Mile nuk përmendi emra megjithëse nuk është aspak e vështirë për t’i identifikuar ata.

Të paktën në 10 vitet e fundit, drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit kanë qenë Taulant Balla dhe Arbjan Mazniku.

Sara Mile rezultoi kandidatja më e votuar në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Ajo u shpreh gjatë intervistës radiofonike se ky rezultat ishte pasojë e platformës dhe energjisë së saj, të prezantuar gjatë fushatës elektorale.

Partia Demokratike në opozitë ka deklaruar shpesh se Sara Mile, një personazh pa asnjë eksperiencë politike, është investim i drejtëpërdrejtë i bandës kriminale të drejtuar nga Suel Çela.

Të fundit