Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përplasje mes dy socialistëve në Kuvend, shkak akti normativ i rrëzuar para 4 javësh

Përplasje mes dy socialistëve në Kuvend, shkak akti normativ i

Seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me debate dhe replika edhe mes deputetëve socialistë.

Konkretisht, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe deputeti Erion Braçe u përfshinë në një shkëmbim fjalësh gjatë diskutimit për rendin e ditës.

Braçe pyeti se si duhet të votohej akti normativ, i cili katër javë më parë ishte rrëzuar, edhe pse ai ishte propozuesi i tij.

Balla iu përgjigj duke theksuar se aktet normative ose miratohen ose rrëzohen dhe nuk mund të bëhen ndryshime spontane.

“Jam plotësisht dakord me shqetësimet që ngrihen për t’iu gjendur pranë fermerëve e bujqërve, apo banorëve për fenomenet natyrore, përmbytjet apo zjarret. Ka grupe të qeverisjes vendore e qendrore që po bëjnë monitorim dëmesh. Sa i përket aktit normativ e dimë të gjithë që nuk bëjmë ndryshime brenda ditës. Aktet ose miratohen, ose rrëzohen. E vlerësoj shqetësimin e kolegut tim, por ju ftoj ta votojmë”, tha Balla. 

“Nuk bëra kërkesë për ndryshim të aktit. Thashë vetëm që amendamenti i rrëzuar me akt katër javë para, sot është sjellë me akt. Unë pyetja grupin tim se si duhet të votoj, çfarë të bëj, të votoj pro apo kundër, kaq thashë”, replikoi menjëherë Braçe. 

Të fundit