Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përplasje në PS? Gjiknuri paralajmërim Ballës: Mos hidh poshtë investimin në PS për një kapriço të momentit

Përplasje në PS? Gjiknuri paralajmërim Ballës: Mos hidh

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri duket se i ka bërë një paralajmërim indirekt paraardhësit të tij në këtë post, Taulant Ballës, aktualisht kreu i Grupit Parlamentar të PS dhe drejtues politik në qarkun e Fierit.

Gjiknuri i ka drejtuar një mesazh Ballës që të mos hedhë poshtë karrierën politike në PS për një moment të caktuar apo interes personal.

Në PS mund të ketë patur ceshtje të menaxhimit të pritshmërive. Njerëzit krijojnë pritshmëri të caktuar. Taulanti ka një detyrë të rëndësishme, është lideri i mazhorancës në parlament. Mund të ketë pasë pritshmëri tjera, është legjitime, sidomos ata që kanë bërë sukses elektoral.

Por, Taulanti ka aq eksperiencë politike sa të mos e hedhë dëm të gjithë investimin e tij politik në PS vetëm për një moment të caktuar, kapriço të momentit. Marrëdhënia ime me të është shumë korrekte, këshillat mbeten personale”, deklaroi Gjiknuri në emisionin ‘Zona Zero”.

Për shkak të pozicioneve që iu besoi apo i lëvizi kryeministri Edi Rama, më herët Taulant Balla e 'thumboi' Gjiknurin duke i përmendur tërmetin, shprehje e njohur e ish ministrit në dosjen e Dibrës.

As Balla dhe as Gjiknuri nuk ishin në listën e të besuarve të Ramës për të qenë ministra në mandatin e tretë, ndërkohë që kanë thënë edhe publikisht se kjo nuk ishte ambicia e tyre.  

Gjiknuri ka komentuar edhe përplasjet mes socialistëve gjatë mbledhjes së sotme me strukturat në Shkodër, sa i përket çështjeve të punësimeve.

 “Nuk merrem me spekulimet që bëhen nëpër media, sigurisht që debate ka brenda partisë dhe në mbledhje në lidhje me si organizohet PS në terren. PS ka një fokus dhe ka aptur debate se është parti demokratike, dhe gjithmonë kemi pasur rezultatin më të mirë.

Jemi imun ndaj debatit të brendshëm. Në një organizatë kolektive vullnetare ka gjithmonë diskutime për t’u përmirësuar”, tha Gjiknuri.

 

 

Të fundit