Flash News

Ditari i Maxhorancës

Personat me aftësi të kufizuara protestë para Kuvendit/ Rama i takon: Do t'ju presë ministrja, mos rrini në shi!

Personat me aftësi të kufizuara protestë para Kuvendit/ Rama i

Para Kuvendit është zhvilluar një protestë e personave me aftësi të kufizuar. Kryeministri Edi Rama ka mbaruar interpelancën dhe ka dalë që të njihet me problematikat e tyre.

Më pas ka udhëzuar ministren e Finanacave dhe Ekonomisë Delinda Ibrahimajn që të zhvillojë takim me një përfaqësi të tyre, ndërsa vetë iu drejtua stadiumit "Air Albania", ku do të marrë dozën e tretë të vaksinës. Rama bëri me dije se nesër do të niset drejt SHBA-së për një vizitë zyrtare dhe se kur të kthehet do të takohet me ata.

Pjesë nga biseda

Qytetari: Kemi vetëm kërkesa ekonomike. Marrëveshja është në ministri. Më vjen mirë që dolet të na takonit

Rama: E keni marrëveshjen këtu?

Qytetari: Jo, është në ministri. Ne kemi nevojë të jemi të pavarur ekonomikisht, të mos kërkojmë lëmoshë, na jepni mundësinë të jetojmë të pavarur. Kërkesat i kemi bërë në ministri dhe kryeministri. Fatkeqësisht nuk kemi marrë një përgjigje.

Rama: Tani nuk mund mundem t’u marr dot brenda, pasi kam lënë orar për vaksinën. Për momentin do t’ju presë ministrja. Brenda pak ditësh, do iu kthej përgjigje. Nesër shkoj në SHBA, por kur të kthehem do komunikoj me ju. Të shohim se çfarë ka marrëveshja. Do t’i them ministres që t’iu takojë. Mos rrini më në shi.

Të fundit