Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pesë ditë para zgjedhjeve lokale, Rama nxjerr kartën e pensioneve: Rritje mujore nga janari 2026

Pesë ditë para zgjedhjeve lokale, Rama nxjerr kartën e

Pesë ditë para zgjedhjeve të pjesshme lokale në pesë bashki të vendit, kryeministri Edi Rama zgjodhi momentin “të përshtatshëm” për të njoftuar rritjen e përmuajshme të pensioneve.

Në një video të publikuar në Facebook, ai shpjegoi me detaje se si pensionistët do të përfitojnë shuma ekstra çdo muaj, një lëvizje që duket të jetë një mesazh elektoral i pak maskuar. Pra, konkretisht sipas Ramës, rritja do të jetë e tillë:

Pensioni urban me vite të plota pune të shkojë 40 mijë lekë të reja nga 27.350 që është sot;

Pensioni urban i pjesshëm të shkojë mesatarisht 22 mijë lekë të reja nga 15.850 lekë që është sot;

Pensioni rural të shkojë në 18 mijë lekë të reja nga 11.500 që është sot;

Pensioni familjar të shkojë 18 mijë lekë të reja nga 11.400 që është sot;

Pensioni i invaliditetit të shkojë në 30 mijë lekë të reja nga 20 mijë që është sot;

Pensioni urban me vite të plota pune  - 1.800 lekë;

Pensioni urban i pjesshëm - 800 lekë;

Pensioni rural - 1000 lekë;

Pensioni familjar - 700 lekë;

Pensioni i invaliditetit - 600 lekë.

Dhe për të mos ngelur prapa në emocionet e numrave, Rama premtoi se këto shifra do të dyfishohen në 2027, trefishohen në 2028 dhe katërfishohen në 2029 — një mënyrë për të bërë që çdo pensionist të ndihet sikur po jeton në një film me shifra të magjishme.

Të fundit