Flash News

Ditari i Maxhorancës

Petro Koçi thirrje SPAK-ut: Hetoni tenderat në Fier, i fitojnë trafikantët e drogës

Petro Koçi thirrje SPAK-ut: Hetoni tenderat në Fier, i fitojnë

Ish-zv.ministri i Mbrojtjes dhe deputeti i PS-së i zgjedhur më 25 Prill, Petro Koçi i ka bërë thirrje SPAK-ut për të hetuar në qytetin e Fierit lidhjet e botës së krimit të organizuar me institucionet publike.

Në një postim në rrjetet sociale, Petro Koçi shprehet se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike, duke theksuar se protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës kanë legalizuar subjekete biznesi që fitojnë tendera publikë.

Sipas deputetit socialist, këtë ata e realizojnë nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar ose pronarët e subjekeve të biznesit.

Reagimi i plotë:

Efektet e SPAK dhe te Reformes ne Drejtesi po japin rezultat. Bota e krimit dhe te korruptuarit kane filluar te ndjejne frike nga ligji.
Keto efekte i mirepresim edhe ne Fier ku duart e krimit jane shtrire mbi financat publike.
Protagoniste te trafikut te droges dhe te dhunes tashme kane legalizuar subjekte biznesi qe fitojne tendera publike.
Kete e realizojne ose nepermjet lidhjeve te drejtperdrejta me ndonje titullar institucionesh ose nepermjet kercenimit te zyrtareve te caktuar qe ekzekutojne prokurimet si edhe nepermjet eleminimit te konkurrenteve ne procesin e tenderimit duke kercenuar pronaret e subjekteve te biznesit.
Te fuqizuar sidomos duke lare parate e pista ne industrine e ndertimit ata vazhdojne te pervetesojne fitime kolosale nga taksat tona.
Organet ligjzbatuese nuk duhet te lejojne qe qyteti yne ti nenshtrohet botes se krimit te organizuar.

Petro Koçi thirrje SPAK-ut: Hetoni tenderat në Fier, i fitojnë

Të fundit