Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pezullimi i Rusisë nga OKB, Rama: Serbia votoi pro, lajm i mirë për rajonin!

Pezullimi i Rusisë nga OKB, Rama: Serbia votoi pro, lajm i mirë

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e OKB-së për miratimin e rezolutës për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.

Në një postim në rrjetet sociale, thekson edhe faktin se Serbia votoi pro përjashtimit të Rusisë, çka sipas tij përben lajm të mirë për rajonin.

“Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin!”, shkruan Rama.

Të fundit