Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pezullohet AKU, Denaj: Ngrihet komision vlerësimi për inspektorët dhe aplikantët

Pezullohet AKU, Denaj: Ngrihet komision vlerësimi për inspektorët

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj ka urdhëruar pezullimin e inspektimeve pa planifikim dhe të pamiratuara të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Në një konferencë, ajo njoftoi ngritjen e një Komisioni te Posaçëm Vlerësimi, me 5 anëtarë, dhe do të kalojë në 'sitë' përmes inspektorët. Po ashtu, komisioni do të rivlerësojë përzgjedhjen e aplikantëve të rinj. 

"Kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të inspektimeve pa planifikim paraprak dhe atyre të pamiratuara. Ky urdhër njëkohësisht ka në bazë edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm me pesë anëtarë, unë këtu dua të falenderoj mbështetjen e Universitetit Bujqësor të Tiranës, i cili në përbërje të këtij komisioni do të ketë tre anëtarë dhe do të kryesohet nga profesor Iliri. Komisioni do të vlerësojë në formë të shkruar dhe me gojë inspektorët e AKU-së.", u shpreh Denaj.

Ky vendim vjen pak  ditë pasi kryeministri Edi Rama në një takim me fermerët u shpreh se Autoriteti i Kontrollit Ushqimor duhet të pezullohet dhe të ngrihet një komision për filtrimin e burimeve njerëzore të saj, pasi sipas tij po bën dëm.

Të fundit