Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Ping pong” me bonusin e pensionistëve, Rama premton sërish shpërblim në prill

“Ping pong” me bonusin e pensionistëve, Rama premton

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në Elbasan për Ditën e Verës. Për mediat Rama rikujtoi shëprbimin e premtuar për pensionistët në Prill, për të cilin ministrja e Financave Delina Ibrahimaj mohoi të ketë një plan.

Rama tha se nuk e ka harruar bonisin e premtuar, duke i quajtur të gjitha thashetheme mediash dhe politike. E ky premtim i Ramës, vjen pikërisht në kohën kur pas disa javësh nis edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Teksa njëherë e mohon dhe njëherë tjetër e premton sërish, qeveria vazhdon ta mbajë zvarrë bonusin e premtuar për pensionistët.

“Më vjen mirë që në pragun e kësaj stine kemi disa lajme të mira për ata që punojnë dhe që besojnë te puna. Duke filluar nga paga minimale që përtej të gjitha programeve elektorale të të gjitha partive për këtë mandat, dhe përtej parashikimeve më optimiste është e mundur sot që të ngrihet në 40 mijë lekë. Zbatimi është duke filluar nga prilli për të gjitha kompanitë, në shtet dhe në privat. Kemi gati edhe projektligjin për të mbajtur premtimin e dhënë që nuk do të ketë më tatim fitimi për pagën deri në 50 mijë lekë të reja…Pensionistëve dua t’u them se përtej të gjitha thashethemeve, të përditshme të politikës dhe mediave: nuk e kemi harruar premtimin për t’u shpërndarë një tjetër mbështetje special”, tha Rama.

Të fundit