Flash News

Ditari i Maxhorancës

'U zhduk' pas skandalit McGonigal, rishfaqet Rama: Isha me grip, së shpejti pako e re mbështetëse

'U zhduk' pas skandalit McGonigal, rishfaqet Rama: Isha me grip,

Kryeministri Edi Rama është rishfaqur sot për publikun pas disa ditësh mungesë, që prej daljes së skandalit të ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal.

Rma ka shpërndarë sot në Facebook, një video ku shprehet se arsyeja e mungesës së tij në daljes pblike, ka qenë gripi. Ndërkohë, kryeministri nuk thotë asnjë fjalë mbi skandalin e McGonigal.

Ai thotë se së shpejti do të ketë një pako të re mbështetëse në kuadër të krizës, duke filluar nga pagat e reja minimale, mbështetje për mjekët, policët, ushtaarakët e deri te bonusi i radhës për pensionistët.

“Fillimjavë të mbarë. Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe s’të bën për burrë sic thonë tironcit. Nuk e kam ndalur komunikimin me skuadrën time, sidomos me financat për politikat e reja mbështetëse. Duke nisur nga pagat e reja minimalem, mbështetja për kategorinë e vecantë të skuadrave, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakëve, policëve, paga tjetër për pensionistët. Na vjen mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm dhe vihet re edhe në rritje të konsumit. Pa diskutim që duhet akoma, sidomos me ata që punojnë me pagë minimale në sektorin privat”, tha Rama.

Të fundit