Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Plani B i Berishës për 21 janarin”, Balla: Vrasjet ndodhën kur protestuesit po largoheshin, mund të arrestohej edhe kreu i opozitës

“Plani B i Berishës për 21 janarin”, Balla: Vrasjet

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka treguar se cili mund të kishte qenë plani B i ish kryeministrit Sali Berisha në 21 janarin e 10 viteve më parë, kur mbetën të vrarë 4 protestues.

I ftuar në emisionin “Real Story”  Balla shprehet se vrasjet kanë ndodhur kur protestuesit po largoheshin. Sipas tij, plani ishte që vrasjet të ‘hiteshin’ sikur ishin nga brenda turmës dhe çdo gjë mund të shkonte, deri në arrestimin e kryetarit të opozitës në atë kohë.

Pas 21 janarit, kanë ndodhur shumë protesta akoma më të dhunshme. Këtu në këtë vend, një polic vrau një qytetar në rrugicë. Publiku kërkoi që të merret përgjegjësi deri në nivelin më të lartë. Unë besoj se dorëheqja e ministrit Lleshaj ka qenë akt përgjegjësie e ministrit. Kurse, më 21 janar, vartësit e Bashës kishin kryer 4 vrasje. Ky person sot Basha thotë unë jam ndryshimi. Me Sali Berishën të merret Zoti, por unë besoj se do të merret edhe drejtësia.

Po të isha unë Lulzim Basha, në kushtet e 21 janarit, nuk do isha më në politikë. Kurse, Basha del në televizione dhe kërkon votën për të qenë kryeministër. Vrasjet kanë ndodhur kur protestuesit po largoheshin. Berisha kishte bërë gati planin B, atë për shitjen e vrasjes, ishte plan që të shitej sikur vrasjet kanë ndodhur brenda turmës, e që çdo gjë mund të shkonte deri në arrestimin e kryetarit të opozitës”, tha Balla.

Të fundit