Flash News

Ditari i Maxhorancës

Plani i investimeve të BE, Rama: Bazohemi në tre shtylla kryesore

Plani i investimeve të BE, Rama: Bazohemi në tre shtylla kryesore

Kryeministri Edi Rama ka folur së fundmi për investimet që do të bëhen me fonde nga BE-ja, në tre shtylla kryesore.

Rama deklaroi në një konferencë për mediat se tre shtyllat kryesore janë infrastruktura, energjia dhe dixhitalizimi, teksa u shpreh se zbatimi i projekteve do të shihet në periudhën 2021-2023.

Më tej ai shtoi se qeveria po përgatit një thirrje publike për ekspertët shqiptarë jashtë vendit, që do të duhet të bëhen pjesë e kësaj përpjekje.

”Do të na ndihmojë dhe shumë plani i ri i investimeve të KE, infrastrukturën me mjetet e transportit dhe patjetër të rrugëve automobilistike. Energjia ku Shqipëria ka një pozicion kyç dhe ka një avantazh të rëndësishëm në raport me vendet e tjera të rajonit, për të qenë protagonist në këtë pjesë të Ballkanit. Shqipëria ka një plan të qartë për shtrirjen e infrastrukturës së gazit, qoftë në veri me gazsjellësin Adriatiko-jonian që shkon në Mal të Zi, Kroacia.

Qoftë edhe me degëzimet, ai i Kosovës që është strategjik. Dhe dixhitalizimi. Ku bëhet fjalë për ndërhyrje masive për të forcuar ndërlidhjen dixhitale në rajon. Të tre këto shtylla kanë në thelb komponentin e impaktit rajonal. Janë shtylla që do të ngrihen individualisht në çdo vend.

Po përgatisim një thirrje publike për ekspertët shqiptarë jashtë vendit, që do të duhet të bëhen pjesë e kësaj përpjekje, skuadër ekselence për projektet. Mundësisht për të mundur të thithim fondet nga BE, me të hyrë në fuqi me aprovimin e buxhetit nga KE dhe Këshilli Europian. Të mund të shohim zbatimin në periudhën 2021- 2023 si procese që përfshijnë faktikisht këtë mandat dhe këtë plan buxhetor të KE”,  tha Rama.

Të fundit