Ditari i Maxhorancës

"Plani i Madh i investimeve në Ballkanin Perëndimor", Rama takim me kryeministrin e Sllovenisë

"Plani i Madh i investimeve në Ballkanin Perëndimor", Rama
Edi Rama dhe Janez Janša

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Sllovenisë, teksa deklaron se ka marrë një ftesë nga  homologu i tij, Janez Janša.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan se ata kanë diskutuar mbi Planin e Madh të Investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, ecurinë e procesit të integrimin europian në Shqipëri e në rajon, gjendjen politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit.

Më tej ai shton se këto çështje janë zhvilluar në kontekstin e përgatitjeve të Sllovenisë për mandatin e Presidencës së Bashkimit Europian vitin e ardhshëm.

Postimi i plotë:

Me ftesë të kryeministrit të Sllovenisë, Janez Janša, në Bled për të diskutuar mbi Planin e Madh të Investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, ecurinë e procesit të integrimin europian në Shqipëri e në rajon, gjendjen politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit, në kontekstin e përgatitjeve mbresëlënëse të Sllovenisë për mandatin e Presidencës së Bashkimit Europian vitin e ardhshëm.

Ditari politik

Të fundit