Flash News

Ditari i Maxhorancës

Plani i vaksinimit, Manstirliu: Të parët, punonjësit e spitaleve covid dhe të moshuarit, do të shtrihet edhe në rrethe

Plani i vaksinimit, Manstirliu: Të parët, punonjësit e spitaleve
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për mediet disa orë para nisjes së procesit të vaksinimit tregoi planin që do të ndiqej.

Ajo tha se në total janë 23 mijë persona personel shëndetësor, por të parët që do të marrin vaksinën janë punonjësit e spitaleve covid. Njëkohësisht shtoi ajo do të vaksinohet edhe të moshuarit mbi 75 vjeç dhe kryesisht ata që jetojnë në institucionet e kujdesit shëndetësor apo shtëpitë e të moshuarve.

Manastirliu ka theksuar se në Shqipëri do të ketë një vaksinim të kombinuar që do të përfshijë njëkohësisht disa grupe të riskuara. Ajo shtoi se qendrat e vaksinimit do të shtrihen edhe në rrethe

“Aspekti kryesor është prioritizimi i grupeve që do të vaksinohen, dhe grupet nisin me ata që janë në përballje të përditshme me virusin. Këtu ka një prioritizim pasi numri i bluzave të bardha është 23 mijë, dhe mjekët e infermierët që ofrojnë shërbime në spitalet tona COVID dhe vaksinimi i tyre do të bëhet i pari. Personat në qendrat e kujdesit shëndetësor do të vijojnë vaksinimin paralelisht, më pas personat mbi 75 vjeç, duke bërë strategjinë e plotë të vaksinimit.

Vaksinimi do të bëhet në qendra të posaçme. Kemi bërë këto post-stacionet. 60 poste vaksinimi vetëm këtu, që kanë parashikuar të gjithë elementët e sigurisë e cilësisë, bashkë me vaksinatorët. Kemi marrë masat që të gjithë vaksinatorët të jenë të trajnuar për Pfizer/BioNTech.

Pikat tona të vaksinimit, do të vijojnë në Shkodër e Vlorë. Mbi bazën e vlerësimit vlerësojmë se në disa muaj do përfundojmë vaksinimin e grupeve prioritare. Në arenën kombëtare prej mbi 60, sipas asaj që nevojitet.

Nuk do të ketë vetëm në Tiranë, Shkodër, Vlorë e më tej. Do të ketë kartë vaksinimi, që do të ketë të gjitha të dhënat”, tha Manastirliu.

Të fundit