Flash News

Ditari i Maxhorancës

Plani për emergjencën energjitike, Rama: Jemi bërë mburojë për pensionistët dhe shtresat në nevojë

Plani për emergjencën energjitike, Rama: Jemi bërë

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë shtypi për të prezantuar planin e mbrojtjes për qytetarët dhe bizneset e vogla në kuadër të emergjencës energjitike.

Ai ka mohuar akuzat se gjatë qeverisjes së tij, çmimi i energjisë ka pësuar rritje. Referuar propozimeve të opozitës, Rama shtoi se të rrisësh pagat dhe pensionet përtej aftësisë paguese do të thotë të qeverisësh me ndërgjegjen e Sudes.

Sipas tij, qeveria socialiste i ka mbrojtur familjet shqiptare dhe bizneset. Kryeministri nënvizoi se pas Reformës Energjitike të vitit 2015 nuk ka pasur më rritje të çmimit të energjisë.

“Qeveritë e këqija rrisin paga e pensione pa i marrë parasysh pasojat që sjell një rritje pa u bazuar në fakte, por vetëm në dëshirë dhe politikë. Të rritësh paga e pensione përtej aftësisë paguese do të thotë të qeverisësh me ndërgjegjen e Sudes.

Dikush po thotë se 8 vjet më parë i paskemi pasur më të larta dhe sot jemi të fundit, po faktet nuk janë opinione dhe tabela e pagave flet ndryshe. 8 vjet më parë kemi qenë të fundit, të tjerë thotë se i kemi braktisur njerëzit në nevojë dhe që kemi rritur energjinë elektrike, faktet nuk janë opinione.

Qeveria ka vendosur një mburojë për pensionistët dhe shtresat në nevojë. Në kohën kur gjysma vidhte gjysmën tjetër, konsumatorët ishin të ndarë në dy fasha. Fasha e sipërme, pra familjet me të ardhura mesatare dhe të larta kishin një çmim 13.5 lekë për kv/h. Me reformën tonë u ul për të gjithë familjarët në 9.5 lekë qysh në 2015 dhe nuk është prekur që atëhere”, tha Rama.

Të fundit