Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Plas mes socialistëve/ Ish-kreu i Kadastrës-Petro Koçit: E turpshme të votohesh aq pak, pranoje që ke dështuar, po bëhesh qesharak

"Administrata me performancën e saj nuk ndihmoi. Ndërkohe imazhi i saj në disa sektorë si kadastra apo arsimi kishin vlerësim negativ, duke u kthyer në kosto politike për PS-në." Kështu shprehej deputeti i zgjedhur Petro Koçi teksa analizonte rezultatin zgjedhor të 25 Prillit të PS-së në Fier.
Referuar kësaj deklarate të Petro Koçit, ka ardhur një reagim nga ish-kreu i Kadastrës së Fierit dhe ish-drejtori i ALUIZNI-t po në Fier, Ervin Bushi, i cili nuk është aspak dakord me deputetin socialit.
Në një postim në rrjetet sociale, Bushi shprehet se nuk është serioze shkrimi i statuseve të tilla prej tij në të cilat fyhen figura e baltosen personalitete duke vënë si kriter vlerësimi interesat personale dhe duke shkelur me të dy këmbët parimet mbi të cilat mbështetet forca jonë politike. Sipas tij, Kryesia e solli Petro Koçin në Fier për të punuar e bashkëpunuar, por ai vetëm përçan dhe njollos.
"Më vjen ndot kur thua se indikator për humbjen e mandateve apo rezultatin e arritur në zgjedhje ka qënë performanca e Ashk-së Fier! Turp për ty të mohosh rezultatet e punës kolosale të ish Drejtorisë së Aluiznit dhe Ashk-së aktuale Fier!" thuhet në reagimin e Ervin Bushit, i cili jep më pas disa të dhëna për Kadastrën.
Ervin Bushi shprehet se është e turpshme që Kryetari i Partisë të votohet aq pak nga fierakët socialistë, teksa i kërkon Petro Koçit që të pranoje që ka dështuar dhe sipas tij, kjo për paaftësinë drejtuese të deputetit socialist. "Turp për ty që vazhdon të bëhesh qesharak në media duke sulmuar me fjalë ata që smund ti mposhtësh në rezultate" shton më tej ish-kreu i Kadastrës së Fierit.
Reagimi i plotë:
Të nderuar miq, ju përshëndes! Marr shkas sot për të shkruar këtu referuar një deklarimi të bërë nga Kryetari i emëruar i Partisë Socialiste Z. Petro. Kërkoj mirëkuptimin tuaj edhe nëse i drejtohem drejtëpërdrejtë Zotërisë, por vendosa ta bëj këtë sepse nuk mund ta lejoj që institucionit të cilin e kam drejtuar që prej 2013-2021 ti njolloset puna dhe hidhet poshtë mundi.
Së pari mendoj që nuk është serioze për familjen politike shkrimi i statuseve të tilla prej tij në të cilat fyhen figura e baltosen personalitete duke vënë si kriter vlerësimi interesat personale dhe duke shkelur me të dy këmbët parimet mbi të cilat mbështetet forca jonë politike. Sa keq kështu kur Kryesia e Ps të sjell për të bërë punë të mira dhe ti smundesh të bësh asgjë! Sa keq kështu kur Kryesia të sjell për të punuar e bashkëpunuar dhe ti vetëm përçan dhe njollos!
Sa keq që në vënd të shohësh se sa shumë është rilindur e lulëzuar qyteti ynë ti dëshiron të shohësh vetëm njolla të errëta! Më vjen ndot kur thua se indikator për humbjen e mandateve apo rezultatin e arritur në zgjedhje ka qënë performanca e Ashk-së Fier! Turp për ty të mohosh rezultatet e punës kolosale të ish Drejtorisë së Aluiznit dhe Ashk-së aktuale Fier! Sa keq më vjen kur mohon totalisht të vërtetën kur thua që Ashk Fier ka pasur performancë të ulët!
Ti zoteri i sjell në krye të partisë në Fier e di mirë që në 2013 Aluizni ka filluar punën vetëm me 800 dosje të legalizuara nga paraardhësit dhe tani meqë nuk e di po ta them se e kemi çuar ne 21.000 numrin e banesave të legalizuara. Nëse e mohon përsëri këtë të sugjeroj të shohësh takimet mediatike për shpërndarjen e lejeve ku sëbashku me Kryeministrin dhe drejtues Socialistë kemi gëzuar më qindra qytetarë!
Meqë unë kam qënë drejtuesi i këtij institucioni që prej 2013 deri me Janar të 2021, më takon mua të ti bëj të qarta disa gjëra meqë e keqja na paska ardhur nga Ashk-ja sipas konceptit tënd! Institucioni i Aluiznit dhe aktualisht Ashk Drejtoria Vendore Fier përgjatë viteve nën drejtimin tim është udhëhequr nga Parimet themelore institucionale duke respektuar ligjin dhe zbatuar atë ashtu siç duhet, pa i hyr në hak askujt që i takonte prona, duke i legaëizuar apo çertifikuar të gjitha ato prona që lejonte ligji, por ama PA BËRË ME PRONË ATË të cilit ligji nuk i jep të drejtë të BËHET PRONAR!
Nën drejtimin tim përgjatë këtyre viteve këto institucione janë drejtuar duke u bazuar në korrektësi dhe pa bërë diferenca midis asnjë qytetari qoftë ky i majtë apo i djathtë pasi institucioni ka detyrimin ti shërbej të gjithë qytetarëve të cilët gëzojnë një të drejtë legjitime tek institucioni! Për këtë arsye ju siguroj se çdo qytetar është pritur dhe sqaruar për çdo problem me devotshmëri, korrektësi dhe seriozitet! Në këto vite drejtimi im në keto institucione është bazuar në vlera të larta morale sepse unë zyrën e institucionit shtetëror e kam parë përherë si të shenjtë, dhe e kam ushtruar këtë funksion me korrektësi maksimale dhe përgjegjësi.
Unë i kam shërbyer detyrës pa cënuar askënd dhe pa përfolur askënd! Drejtoria e Ashk-së Fier deri në Janar të vitit 2021 kur unë u largova nga ajo detyrë është cilësuar si model për arritje të rezultateve të cilat e kanë renditur atë të parën apo të dytën ne rang Republike dhe ky ëahtë fakt i dokumentuar dhe publikuar por këtë e kanë dëgjuar vetëm ata që kanë dashur ta dëgjojnë dhe e kanë lexuar vetëm ata që kanë dashur ta shohin! Kuptohet ti je ai qe ske dashur as ta dëgjosh e as ta shohësh rezultatin! Për këtë arsye thua se Drejtoria ka ndryshuar performancë pas largimit tim! Sa për të qeshur më vjen kur lexoj se vazhdon të thuash gjëra që as vet nuk i beson dhe sa keq me vjen për të gjitjë ata qytetar që janë sorollatur gjatë gjithë kohës se NDRYSHIMIT TËND! Në institucione si Ashk puna matet me rezultate sepse e zeza shkruhet mbi të bardhë, dhe rezultatet e pas Janarit 2021 lënë tmerrësisht për të dëshiruar!
Me vjen keq nëse ndryshimi pozitiv për ty ardhka me këtë rezultat dështak, por jam i sigurt që realisht mund të të duket ndryshim i pa përshkrueshëm sepse ndoshta koha që ju është cënuar shërbimit qytetar mund ti ketë shërbyer interesave të atyre që kërkojnë legalizime pallatesh të ndërtuar mbi lulishte, legalizimin e të cilave nuk e realizuan dot deri me janar te vitit 2021 kur atë Drejtori e drejtoja une!
Kjo mendoj është arsye madhore që të mburrësh një palë e të njollosesh një tjetër! Zotëri unë nuk pëlqej të flas me emra ne rrjete sociale se sështë etike, unë flas sy më sy me kokën lartë me plotë ndërgjegje! Zotëri unë nuk e kam hedhur poshtë asnjëherë besimin që çdo Socialist në Fier më ka dhënë duke me votuar me rezultat diferencues dhe të pa kontestueshëm si Kryetar i Fresh, Kryetar OS, Delegat Kongresi, apo Antar i Asamblesë Kombëtare për dy mandate rrjesht!
Mua me vjen keq për ty Zotëri që duke mos pranuar dot rezultate të tilla fillon dhe nxjerr vrer të pavlerë! Respekti fitohet nuk dhurohet dhe as kërkohet dhe unë të siguroj se kam punuar për të fituar respektin e të gjithë qytetarëve të mirë! Nuk është në parimet e mija që të publikoj të tilla shkrime, pasi problematikat unë mendoj se zgjidhen në bisedime, por ti mor Zotëri me sa po duket e kthen medaljen sipas dritës së diellit TËND!
Më vjen keq kur tjera qëndrime mban në zyrë të Kryetarit të Ps Fier dhe tjera qëndrime shfaq në media e rrjete sociale! Kjo realisht lë shumë për të dëshiruar! Është për të ardhur keq sepse ky reagim nuk mund ti përkoj një socialisti të zgjedhur për të përfaqësuar qytetarët! Edhe për këtë më vjen keq të quaj të zgjedhur sepse është e turpshme që Kryetari i Partisë të votohet aq pak nga Fierakët Socialistë! Pranoje që ke dështuar edhe këtu dhe kjo për paaftësinë tënde drejtuese, menaxhuese, dhe jo për shkak te performancës së Ashk-së që ka qënë në standarte maksimale. Turp për ty që vazhdon të bëhesh qesharak në media duke sulmuar me fjalë ata që smund ti mposhtësh në rezultate!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38