Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Plazhet bosh, Rama bën fajtore mediat: Janë keqdashës, syri i keq
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale tha të gjithë kritikët që mendojnë se në Shqipëri nuk ka turiste si një sy i keq: “Tamam si ato hudhrat që e mbrojnë vendin nga syri i keq”.
Kreu i qeverisë thotë se nga aeroporti i Rinasit kanë hyrë pothuajse 1 milionë e 200 mijë pasagjerë, mbi 350 mijë më shumë se vjet, por nuk dha snjë të dhënë për hotelet dhe shtëpitë e pushimit në vend.
“Mbrëmë mora të dhënat e hyrjeve në Shqipëri nga aeroporti Nënë Tereza dhe nga hyrjet në Morinë. Nga aeroporti kanë hyrë pothuajse 1 milionë e 200 mijë pasagjerë, mbi 350 mijë më shumë se vjet. Madje këtë korrik është thyer edhe një rekord tjetër, ai i hyrjeve në një ditë të vetme, 44 mijë. Aeroporti ka arritur të operoje deri në 252 fluturime në ciklin e 24 orëve, një volum marramendëse dhe i paimagjinueshëm deri para ca vitesh.
Për shifrat e aeroportit nuk mund të thonë dot gjë as ato gojët me qime që nuk pushojnë u zbraz Shqipëria edhe nga shqiptarët edhe nga turistët.
Aeroporti i Tiranës po mbush vitin në krye të klasifikimit evropian për rritjen relative me vitet paraardhëse. Tirana e ka spastruar në vendin e dytë aeroportin e Beogradit, i cili ka qenë i pari në rajon”, tha ai.
“Edhe shifrat e hyrjeve në Morinë, që i tregon regjistri elektronik i pagesës së autostradës ku mund të lexohet cdo hyrje, tregojnë se gjatë këtij viti kanë hyrë 175 mijë makina më shumë se vjet, ndërsa në korrik, 3 mijë më shumë se vjet.
Pra edhe ajo teoria keqdashëse e përhapur në këtë sezon se shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë është një zero më xhufka”, tha Rama.