Flash News
Proda kërkon rritje të buxhetit për Policinë e Shtetit
Berisha: Fitorja e Trump ka një rëndësi të jashtëzakonshme në Shqipëri, ndaj opozitës shqiptare u bë një grusht shteti
Korçë / Arrestohet mësuesi, ngacmoi s*ksualisht dy 14-vjeçare në WhatsApp
Apeli lë në fuqi vendimin, burg përjetë për Laert Haxhiun
Me pranga në duar, Beqaj mbërrin në Kuvend për të dëshmuar sërish te “Sterilizimi”
Plazhet e boshatisura, Rama sulmon vlonjatët: Gropa në gjoksin e tyre është hapur aq shumë, sa do bien vetë
Plazhet e boshatisura për kryeministrin janë vetëm një “sulm i organizuar” dhe jo një realitet që dëshmon bojkotimin e turistëve vendas.
Në takimin me kryebashkiakët e vendit, Rama u shpreh se videot dhe komentet që qarkullojnë nëpër rrjet janë një sulm, pasi sipas tij Shqipëria po përballet me një fluks të rritur turistësh.
Në fjalën e tij, Rama sulmoi edhe operatorët vlonjatë kur tha se “gropa në gjoksin e vlonjatëve është hapur aq shumë, sa do bien vetë në gropin e gjoksit të tyre.”
“Sot ka sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar. Të gjithë janë të skandalizuar nga video, lajme, komente të rreme dhe të manipuluara e bëra me qëllim, që duan të thonë që këtu nuk ka ardhur njeri. Faktet janë në terren e nuk kemi pse të merremi me ata që janë pjesë e këtij sulmi të organizuar që vjen nga disa anë. Shumë profile false përdoren për këtë sulm. Shqipëria ka rritur fluksin e turistëve me 86 përqind, duke shënuar rekord. Është shumë e ulët për të thënë se shqiptarët e Kosovës kanë braktisur Shqipërinë, pasi vetëm për pak kohë 1.7 milionë shqiptarë të Kosovës kanë hyrë në territorin e Shqipërisë.
Ka rritje të turistëve turq, polakë që janë mbi 100 mijë. Qeveria dhe bashkitë nuk vendosin çmimet as të hoteleve, as të restoranteve dhe as i imponojnë dot. Është shumë e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve. Ju duhet thënë se kjo që po ndodh është strategji vetëvrasëse. Rritja e palogjikshme e çmimeve vjen me kosto të braktisjes në vitet në vijim. Çmimet duhet të jenë të arsyeshme, askush nuk mund t’ua imponojë, por është duhet një logjikë normale. Durrësi, Shëngjini dhe Velipoja janë stabël. Vlonjatët janë molla e sherrit, pasi tani që Vlora është bërë kaq konkurruese, gropa në gjoksin e vlonjatëve është hapur aq shumë, sa do bien vetë në gropin e gjoksit të tyre. Plazhi publik në Sarandë është i lirë për të gjithë, menaxhohet nga bashkia. Njerëzit ta dinë se plazhet publike janë aty”, deklaroi Rama.