Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Po më godisni qëllimisht”/ Çfarë deklaroi Vangjush Dako në Gjykatë?

“Po më godisni qëllimisht”/ Çfarë deklaroi

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako pritet të marrë masën e sigurisë.

Sipas informacioneve duket se Dako nuk e ka pritur mirë prangosjen e tij me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nuk kam frikë nga drejtësia. Jam i pastër, po më godisni qëllimisht”-mësohet se ka bërë me dije Dako në fjalën e tij në sallë.

Në lidhje me pallatin që prokuroria thotë se është dhënë leja në kundershti me ligjin, Dako i tha gjykatës se nuk ka dijeni, madje nuk e di dhe sa kate është.

Më tej, ai ka dhënë sqarime edhe në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e “Brrylit” deri në “Currila”, me pretendimin se nuk ka pasur dijeni dhe gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve.

Sipas Dakos, kjo procedurë prokurimi publik është zhvilluar nga specialistët.

Dako dhe bashkëpunëtorët e tij në bashki akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Të fundit