Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Po negociojmë një tjetër kontratë", Rama flet për vaksinimin masiv

"Po negociojmë një tjetër kontratë", Rama flet
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama premtoi nisjen e vaksinimin masiv në javët e ardhshme. Ai u shpreh nga Vlora se nesër mbërrijnë 38 mijë doza nga AstraZeneca dhe se është në negociata me një kompani tjetër pa dhënë më shumë detaje.

Rama pretendon të dalë nga "ky tunel" brenda këtij viti, ndërsa shtoi se vaksinimi do të vazhdojë. Ai theksoi se Covid-19 nuk do të zhduket, por do të kthehet në virus si të gjithë të tjerët.

“Kemi marrë konfirmimin për 38 mijë e disa qindra vaksina që vijnë nesër nga AstraZeneca dhe po negociojmë një tjetër kontratë për një sasi tjetër  që të na japin mundësinë të vaksinohemi masivisht menjëherë në javët e ardhshme me synimin që të godasim hallkat e zinxhirit të infektimit për ta lehtësuar sezonin turistik qysh këtë vit.

Ne do të sigurojmë që të kemi të gjitha dozat edhe për rivaksinimin  në rast se ky do të jetë një objektiv i të gjitha vendeve, sepse Covidi nuk do të zhduket, nuk do të tretet, por përmes vaksinimit do të kthehet në një virus si gjithë të tjerët”, tha Rama.

Të fundit