Flash News

Ditari i Maxhorancës

Poetja u dënua për ndërtim pa leje, Rama sulmon Prokurorinë: Dosjet për pastrim të miliona USD flenë të patrazuara

Poetja u dënua për ndërtim pa leje, Rama sulmon Prokurorinë:

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Prokurorinë e Tiranës, pasi poetja Mimoza Ahmeti u dënua për ndërtim pa leje sepse kishte riparuar shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti.

Në një reagim në twitter, Rama shkruan se cdo ndërtim pa leje është i dënueshëm, por dosjet për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara.

“Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara!

Patjetër që çdo ndërtim pa leje është i dënueshëm me ligj, po zelli milimetrik në dënimin e atyre që e shkelin ligjin në pronën e tyre të bën për të vjellë përballë mosveprimit sistematik të Prokurorisë së Tiranës ndaj atyre që për qëllime fitimi bëjnë shkelje kilometrike”- shkruan Rama.

 

Të fundit