Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Politika është shah”, Rama ashpërson tonet me BE: Ka marrë peng Kosovën, e turpshme!

 “Politika është shah”, Rama ashpërson tonet me BE: Ka

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akzua të forta ndaj BE, pasi deklaroi në konferencën e përbashkët me ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth se ka ka marrë peng Kosovën.

Rama tha se BE nuk ka liberalizuar ende vizat me Kosovë, ndërsa shtoi se politika është shah dhe lojë pengjesh.

Politika është shah dhe shahu është lojë pengjesh. Por mendoj që BE nuk duhet të marrë peng asnjë person në këtë rajon për shkak te firmës që ka bërë vaksinën.

Është mundësia se kush ka të drejtë lëvizje të lirë të bëjë test ose të jetë i vaksinuar. Por pse ta bëjmë testin për të lëvizur në BE, ato që kanë marrë vaksinën e Sinovac dhe Sputnik. Këtu janë serbët, maqedonasit, serbët. BE e ka marrë peng Kosovën.

Një nga figurat e lojës ka vendosur që atë ushtar ta mbajë peng dhe të mos lëvizin të lirë. Jo i gjithë BE por një ushtar atje në diagonale.

E turpshme por s’kemi çfarë bëjmë. Ne në Shqipëri kemi luftuar dhe ia kemi dalë mbasi u lamë vetëm. U lamë vetëm si të tjerët në rajon për shkak se kishin hallin e tyre.

Por kush ishte dhe kush është objektivi i parë. Është të shpëtojmë jetën e njerëzve dhe jo të mendojmë se Europa do thotë se jeni të kategorisë së dytë. Por ne nuk vendosim se çfarë do bëhet” tha Rama.

Nga ana tjetër, ministri gjerman për Evropën, Michael Roth sa i takon Kosovës tha se BE duhet të mbajë premtimet e veta dhe se kjo do të duhej të ishte bërë prej kohësh, pasi kushtet janë përmbushur.

"BE duhet të mbajë premtimet e veta dhe këtë e them si autokritikë. Liberalizimi i vizave me Kosovën duhet të ishte bërë prej kohësh. Kjo sepse kushtet janë përmbushur. Edhe në këtë rast është e njëjta logjikë. Unë nuk mund të ndryshoj traktatet e BE-së, Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi konsensusin dhe unë nuk mund të ankohem në këtë drejtim", tha ai.

Të fundit