Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dënimi i Tahirit, Rama flet për herë të parë: E kam ditur mirë ç’po bëj kur udhëhoqa Reformën në Drejtësi

Dënimi i Tahirit, Rama flet për herë të parë: E kam

Kryeministri Edi Rama nuk ka dashur të jape asnjë koment lidhur me dënimin e ish ministrit të tij të Brendshëm, Saimir Tahiri me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre.

I pyetur nga mediat, për vendimin e gjykatës dhe paralajmërimin e avokatit të Tahirit se ‘politikanët duhet të vishen trashë’, teksa mbajti një konferencë për shtyp bashkë me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, Rama tha se nuk i komenton vendimet e gjykatave.  

 Megjithatë, ai shtoi se e ka ditur mirë çfarë ka bërë kur udhëhoqi reformën në drejtësi dhe se 100 herë të kthehej mbrapsht, do të bënte të njëjtën gjë.

Nuk komentoj vendimet e gjykatave, e kam ditur mirë çfarë kam bërë kur udhëhoqa reforma në drejtësi, 100 herë të kthehesha mbrapsht, do të bëja të njëjtën gjë por sot jemi për një tjetër ceshtje, dhe rëndësi shumë të madhe ndaj nuk dua të s’fokusohemi nga kjo ceshtje. Për ceshtje tjera si reformën në drejtësi do kemi kohë e mundësi të flasim”, tha Rama.

Të fundit