Flash News

Ditari i Maxhorancës

Prej 3 orësh Balluku në zyrë me Ramën, në kryeministri shkon dhe Ulsi Manja

Prej 3 orësh Balluku në zyrë me Ramën, në kryeministri

Ulsi Manja ka mbërritur në kryeministri ku prej 3 orësh zv/kryeministrja Belinda Balluku ndodhet në takim me kryeministrin Edi Rama.

Ish ministri i Drejtësisë, u pa të hynte në kryeministri rreth orës 15:40 minuta.  Pas vendimit të Gjykatës Kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit për pezullim nga detyra, zv. kryeministrja Belinda Balluku ka shkuar në zyrën e Edi Ramës, rreth orës 12:24

Nga burime pranë kryeministrisë, mësohet se Belinda Balluku ka qëndruar në zyrë të Edi Ramës, nga ku pritet që kryeministri të dal me një qëndrim për vendimin e marrë sot nga gjykata, që veç pezullimit ka vendosur edhe heqjen e pasaportës për zv. kryeministren si masë ndalimi për daljen jashtë vendit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Politiko.al (@politikoal)

Deri në këto momente nuk ka një vendim të Edi Ramës për pezullimin e Ballukut sipas vendimit të Gjykatës apo shkarkimin e saj nga detyra, duke pamundësuar dëmtimin e provave me qëndrimin në detyrë.

 

Të fundit