Ditari i Maxhorancës

Premtimet elektorale të Ramës: Deri në Tetor, legalizojmë të gjitha banesat në Himarë

Premtimet elektorale të Ramës: Deri në Tetor, legalizojmë

Krah Vangjel Tavos, kandidatin të tij për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e pjesshme të së dielës, kryeministri Edi Rama nuk u kursye për premtimet elektorale që dha para himariotëve.

Rama u garantoi qytetarëve të Himarës se deri në fund të muajit tetor të gjitha banesat do të jenë legalizuar, premtim që kreu i socialistëve e ka përdorur shpesh kur ka dorëzuar certifikatat e legalizimeve në Jug të vendit.

Po ashtu, Rama tregoi modestisht se nuk ka trashëguar asnjë pronë përpos studios që i ka lënë i ati,

“Ka nga ata që nuk kanë lidhje fare me Himarën, por kanë shfrytëzuar pushtetin e mëparshëm, për t’u marrë pleqve dhe plakave kontratat, ‘o ma jep mua gjysmën, o s’do të të regjistrohet kurrë” etj etj. Me kohën të paktën që jemi ne, këto gjëra mund të kenë vazhduar, por fakti që pronat e familjes sime, për të cilat unë nuk kam, nuk jam i interesuar. Unë kam trashëguar vetëm studion e tim eti, që mund të bëj një muze të vogël në nder të tij, sepse është e padrejtë, ndërkohë që deri në fund të tetorit të tëra shtëpitë do të jenë të regjistruara. Mund të jesh në Australi dhe e merr. Me Vangjelin kemi folur që më pas do fillojmë me pjesën tjetër. Dua të shpjegoj vetëm një gjë. Nuk ka ndodhur kjo për shkaqe nga ato që thuhen për shamata e pushtet, që duan të bëjnë atë për të cilën akuzojnë të tjerët… nuk ka këtu histori ekstremistësh në kuptimin politik, ata që e përdorin, e bëjnë për interesa materiale. Nuk diskutohet! Deri në fund të tetorit të gjitha shtëpitë do jenë të legalizuara komplet. Në Kadastër ka nisur legalizimi, pas tetorit do nisim edhe procesin tjetër dhe gjithçka do shkojë në vendin e duhur. Mos i besoni sekserëve e ndërmjetësve”, deklaroi Rama.

 

Të fundit